Tiranë · që nga 2006

Bashkësia e pavarur e studentëve muslimanë në Shqipëri, që nga viti 2006.

E hapur për këdo që dëshiron të mësojë, të ndërtojë dhe të kontribuojë.

Kush jemi

Organizohemi sëbashku për të ndërtuar dije të dobishme, për të krijuar një komunitet ku studenti nuk mbetet vetëm, dhe për të kontribuar me nisma konkrete në shoqërinë ku jetojmë.

Vendimarrja i takon plotësisht studentëve që e ndërtojnë Unionin, në konsultim të hapur me hoxhallarë, pedagogë dhe intelektualë.

Pse ekziston Unioni

Shoqëria sot ka një dinamikë shumë të shpejtë ku angazhimet tërheqin çdokënd rreth vetes, dhe studenti musliman që mbetet vetëm e ka më të vështirë të ruajë e të zhvillojë fenë e tij.

Prandaj, të qenurit një bashkësi është nevojë për të gjithë ne. Projektet individuale sjellin dobi, por ndërtimi i një bashkësie sjell dobi shumë më të madhe dhe afatgjatë. Studentët që vijnë pas nuk e nisin çdo gjë nga e para, por trashëgojnë diçka të ngritur tashmë.

Lexo më shumë →

“Besimtari për besimtarin është si ndërtesa, pjesët e së cilës mbajnë njëra-tjetrën.”

Buhariu dhe Muslimi

Si funksionon Unioni

Shiko klubet dhe projektet →
01

Klubet

Komunitete të vogla që takohen rregullisht, secili me një drejtim të vetin: profesional, tematik ose shoqëror.

02

Projektet

Nisma konkrete me një objektiv të qartë, që lindin nga klubet, departamentet ose nga vetë anëtarët.

03

Aktivitetet

Zbatimi i tyre: gjithçka që organizohet dhe që të mbledh me të tjerët.

04

Departamentet

Organet ekzekutive që mbajnë në këmbë Unionin si institucion dhe kujdesen për punët e tij administrative.

“Allahu është në ndihmë të robit, për sa kohë që robi është në ndihmë të vëllait të tij.”

Muslimi

Bëhu anëtar

Aktivitetet tona janë të hapura për të gjithë. Anëtarësia është për ata që duan të jenë pjesë e rregullt e kësaj bashkësie.

Si anëtar merr Kartën e Anëtarësisë, përparësi në regjistrim, akses në trajnime të dedikuara dhe aktivitete që organizohen posaçërisht për anëtarët.

Mëso më shumë →

Së fundmi

Ku e sheh veten?

Për një Qëllim.