Anëtarësia

Aktivitetet e Unionit Studentor Musliman janë të hapura për të gjithë. Nuk nevojitet anëtarësi për të qenë pjesë e tyre.

Anëtarësia është për ata studentë muslimanë që ndiejnë se i takojnë kësaj bashkësie dhe dëshirojnë të jenë pjesë e rregullt e saj.

Të bëhesh anëtar do të thotë të thuash: “Shpreh gatishmërinë time të jem pjesëtar i Unionit dhe i aktiviteteve të tij”, dhe të kryesh kontributin prej 20 eurosh për vitin akademik.

Ky kontribut vjen si ndihmë organizative për Unionin: për aktivitetet që organizohen, për trajnimet që ndërtohen, dhe për punën që u mbetet studentëve që vijnë pas teje.

Kjo kosto nuk vjen për t'ua ngushtuar apo vështirësuar pjesëmarrjen studentëve, por për t'ua lehtësuar atë. Për ty si anëtar, Unioni siguron një pjesëmarrje të privilegjuar, më shumë përfitime se vitet e kaluara, dhe Kartën e Anëtarësisë.

Çfarë të jep karta

Në Union
  • Aktivitete që organizohen posaçërisht për anëtarët
  • Përparësi në regjistrim kur vendet janë të kufizuara
  • Hyrje falas në disa aktivitete me pagesë
  • Akses në trajnime të dedikuara
Jashtë Unionit
  • Zbritje te bizneset partnere: ushqim, libra, berber, palestër dhe të tjera

Zbritjet te bizneset partnere hapen së shpejti. Lista publikohet në këtë faqe.

Kush mund të bëhet anëtar

Çdo student. Nuk ka kriter tjetër.

Si bëhesh anëtar

1

Plotëso formularin e regjistrimit

2

Të kontaktojmë për të konfirmuar dhe për të rënë dakord për takimin

3

Merr kartën në dorë

Bëhu anëtar →Lidhja e regjistrimit po përgatitet. Kthehu së shpejti.

Angazhimi

Anëtarësia nuk është kushti për t'u angazhuar. Mund të jesh anëtar klubi ose pjesëmarrës në një projekt pa asnjë kërkesë tjetër.

Por ata që marrin përsipër të udhëheqin, kryetar klubi, kryetar projekti, ose pjesë e një departamenti, duhet të jenë anëtarë të Unionit.

Kjo nuk vjen si privilegj, por si një përgjegjësi që këta individë kanë. Unioni nuk mbetet pronë e askujt, dhe pikërisht për këtë, ngritja e tij bie mbi të gjithë ne. Ai që merr përsipër ta drejtojë një pjesë të tij, merr përsipër së pari të jetë anëtar.

Shiko klubet dhe projektet →
RoliAnëtarësi
Kryetar KlubiPo
Pjesë e DepartamentitPo
Kryetar ProjektiPo
Anëtar KlubiJo
Pjesëmarrës ProjektiJo