Të dhënat që na jep i përdorim vetëm për t'iu përgjigjur kërkesës tënde. Nuk i ndajmë me askënd.

Pyetje të shpeshta

A duhet të jem musliman për të marrë pjesë?

Jo. Aktivitetet, klubet dhe projektet tona janë të hapura për këdo. Anëtarësia është menduar për studentët muslimanë, por pjesëmarrja nuk ka kufizim.

A duhet të paguaj për të marrë pjesë?

Jo. Aktivitetet e hapura janë falas. Anëtarësia, që vjen me Kartën e Anëtarësisë dhe përfitimet e saj, kërkon një kontribut vjetor prej 20 eurosh.

Si mund të angazhohem më konkretisht?

Mund të bëhesh anëtar i një klubi ose pjesëmarrës në një projekt pa asnjë kërkesë paraprake. Për rolet drejtuese, si kryetar klubi ose kryetar projekti, kërkohet të jesh anëtar i Unionit.

Si bëhem pjesë e një departamenti?

Departamentet janë organe ekzekutive. Për t'u bërë pjesë kërkohet të kesh qenë pjesëmarrës aktiv për të paktën një vit akademik, të votohesh nga anëtarët aktivë ose nga Këshilli, dhe të kesh aftësi që lidhen me veprimtarinë e atij departamenti.

A ka strukturë të veçantë për vajzat?

Po. Unioni ka dy struktura, për djem dhe për vajza. Kontaktet e të dyjave i gjen te faqja e Strukturës.

Kush e drejton Unionin?

Studentët që angazhohen në të. Rolet ndryshojnë çdo vit, ndërsa vendimarrja i takon plotësisht strukturës së Unionit, në konsultim të hapur me hoxhallarë, pedagogë dhe intelektualë.

A mund të shkruaj për faqen tuaj pa qenë anëtar?

Po. Çdo shkrim kalon nëpër një shqyrtim para publikimit, por autorësia nuk kërkon anëtarësi. Na shkruaj me idenë tënde.

Kam një problem si student musliman. A mund të më ndihmoni?

Na e trego. Ne e lexojmë çdo shqetësim dhe përpiqemi të përgjigjemi brenda 5 ditësh. Nuk premtojmë se çdo problem zgjidhet, por çdo rast e trajtojmë seriozisht.

A mund të marr pjesë nëse nuk jam student?

Po. Aktivitetet tona janë të hapura dhe nuk kufizohen te studentët. Anëtarësia është menduar për studentët, por pjesëmarrja jo.