Unioni
Rreth nesh
Unioni Studentor Musliman u ngrit në vitin 2006 nga një grup studentësh muslimanë. Nuk pati një themelues të vetëm dhe nuk lindi si zgjatim i ndonjë organizate tjetër: ishte dëshirë kolektive e studentëve për të pasuruar jetën studentore me diçka që u përkiste atyre.
Njëzet vjet më vonë, ai vazhdon i njëjti: tërësisht vullnetar dhe i pavarur.
Gjatë këtyre viteve janë organizuar simpoziume, ligjërata, trajnime, promovime librash, kampionate sportive, vizita historike, si dhe nisma e projekte të ndryshme në dobi të studentëve dhe të shoqërisë.

Çfarë synojmë
Të forcojmë dijen fetare, kulturore dhe shoqërore të studentëve.
Të ndërtojmë një komunitet të shëndetshëm, ku studenti musliman nuk mbetet vetëm.
Të përfaqësojmë shqetësimet e studentëve muslimanë dhe të punojmë për zgjidhjen e tyre.
Të sigurojmë vazhdimësinë e punës, pavarësisht ndryshimit të brezave.
Struktura e Unionit rinovohet çdo vit. Për të parë se kush e drejton këtë vit, shiko Strukturën →
Për të kuptuar pse ekziston Unioni, lexo Pse Unioni? →
